Një penallti e vërshëllyer në minutën e fundit shtesë të takimit Kamza-laçi, në favor të skaudrës kurbinase, i ka kushtuar shtrenjtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes Eldorjan Hamiti.

Kur dukej se Kamza po shkonte drejt fitores minimale 1-0 ndaj Laçit, portieri Avdyli bëri një faull në zonë dhe pas 11-metërshit, Laçi arriti të barazojë, duke i hequr dy pikë nga duart skuadrës vendase.

Megjithatë kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozë e drejtues të Kamzës, të cilët në përfundimit të takimit vërshuan në fushë, duke sulmuar arbitrin kryesor dhe duke e goditur atë, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, që rikthen Kategorinë Superiore shumë vite mbrapa, pasi nuk mbahej mend që kur nuk kishim parë të tilla skena, në ligën kryesore të futbollit shqiptar.

Sa i përket ndeshjes, Kamza humbi një mundësi të artë për t’u larguar nga fundi i tabelës dhe për t’u afruar me Luftëtarin, skuadër që duhet të parakalojë për t’i shpëtuar rënies.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel