Pas incidenteve të turpshme në përfundim të sfidës Kamza-Laçi, ku u dhunua arbitri kryesor, Eldorjan Hamiti, ka reaguar edhe policia e shtetit.

Kështu uniformat blu kanë vënë në pranga presidentin e klubit të Kamzës, Naim Qarrin, drejtorin sportiv të klubit A.M., shefi i klubit A.B. dhe një tifoz.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe disa tifozē të skuadrës së Kamzës, të cilët çanë rrethimin dhe sulmuan arbitrin Hamiti.

Ndaj të arrestuarve, por edhe atyre të shpallur në kërkim, rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Sfida Kamza-Laçi përfundoi në barazim 1-1, ndërsa arbitri Hamiti dha një penallti në minutën e fundit shtesë për kurbinasit, gjë që nuk u pranua nga vendasit.

Top Channel