Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Vangjel Kapllanaj, i cili vrau gjyshin e tij pasi i grabiti lekët.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albert Spiro ka dhënë masën arrest me burg për 17 vjeçarin Kapllanaj.

Po arrest me burg ka qenë masa e sigurisë edhe për 28-vjeçarin M.A, i cili dyshohet se së bashku me L.M 17 vjeç dhe F.Xh 16 vjeç, i shitën armën Kapllanajt.

Ndaj dy të miturve të tjerë Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Vangjel Kapllani ka vrarë Vangjel Kapllanin për parà. Nipi pra me të njëjtin emër si gjyshi i tij është zbuluar nga ekspertiza mjekoligjore se është pikërisht ai vrasësi, teksa e ka qëlluar atë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

  Vrau gjyshin për parà, policia arreston nipin 17-vjeçar

Nipi 17-vjeçar përballet tashmë me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndërkohë, në kokën e viktimës është gjetur edhe predha e qitur nga arma e zjarrit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit.

Policia, përveçse ka sekuestruar armën e krimit të tipit pistoletë, që autori i ngjarjes e kishte hedhur në një pusetë pranë banesës, me qëllim fshehjen e gjurmëve, ka ndaluar edhe 3 shtetas të tjerë, që dyshohen se i kanë shitur atij armën e krimit.

Në lagjen e tyre, fqinjët tregojnë se Vangjeli e kishte rritur nipin që në moshën trevjeçare dhe se nuk kishin parë konflikte mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA