Komiteti Mysliman Shqiptar ka nisur procesin e votimit prë të zgjedhur kryetarin e saj të ri.
Kandidati Islam Hoxha u tërhoq nga gara para fillimit të saj, pasi është në të njëjtën kohë Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm.
Tashmë në garë mbeten vetëm 3 kandidatë, pas tërheqjes një ditë më parë të kreut aktual Skënder Bruçaj.
Ylli Gurra, Bujar Spahiu dhe Gramos Blliku janë tre kandidaturat e mbetur në garë.
Në sallë janë edhe përfaqësues nga OSBE, Ambasada e SHBA dhe nga Komiteti Shtetëror për kultet.
Fjalën hapëse e mbajti kreu aktual Skënder Bruçaj.
“Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë. Unë ju falenderoj shumë për ineteresimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim. Duke ju uruar kandidateve suksese ne gare, u drejtohem juve anetareve te Keshillit te Pergjithshem, qe votimi per kryetarin eshte i fshehte, pra mes ndergjegjes tuaj dhe Zotit. Votoni per ke mendoni se mund te behet me e hajrit per institucionin ne raport dhe me pergjegjesine qe do marre dhe mos harroni, qe neser do ju pyesë Zoti edhe per kete zgjedhje qe do beni. Zoti u begetofte te gjithëve”, u shpreh ai.
Top Channel