Rikonstruksioni i ambienteve të shkollës Artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka ndikuar ne rritjen e cilësisë së punës për artistët e ardhshëm.

Ambientet e kësaj shkolle tashme janë shumë të përshtatshme pasi janë 3 ndërtesa ku zhvillohen: mësimi i lendeve të formimit të përgjithshëm, ndërtesa e degës së muzikës dhe dega e arteve figurative.

Në shtator të këtij viti akademik, në shkollën artistike është hapur edhe dega e baletit. Në Liceun e Fierit studiojnë nxënës nga Fieri, Lushnja dhe Mallakastra, por edhe nga qytete të tjera të vendit.

Nxënësit thonë se kushtet aktuale nuk mund të krahasohen me ato të një viti më parë.

Sipas drejtueses së këtij institucioni arsimor, rikonstruksioni i shkollës ishte i nevojshëm pasi numri i nxënësve ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Nga bankat e kësaj shkolle me një historik 50 vjeçar kanë dalë shumë talente, të cilët aktualisht debutojnë në skenat europiane dhe botërore.

Top Channel