Këtë javë u zhvillua një tjetër derbi i Londrës, ai mes Totenhemit dhe Arsenalit.

Në sfidën e zhvilluar në “Wembley” këtë të shtunë, Hotspurs dhe Gunners dolën nga fusha e lojës me vetëm nga 1 pikë, pasi ndeshja përfundoi me barazimin 1-1, një rezultat ky që nuk u shërben shumë këtyre skuadrave.

Arsenali e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0, pas golit të shënuar nga Ramsey.

Tottenham barazoi rezultatin në pjesën e dytë me Harry Kane, me penallti. Në minutat e fundit Arsenali fitoi një 11-metërsh, duke pasur rastin e artë për të shënuar golin e fitores me Aubameyang, por Lloris e priti gjuajtjen e sulmuesit nga Gaboni, duke bërë që shifrat të mbeteshin 1-1.

Top Channel