16/11 23:37
Roger Federer ka fituar titullin e tij të 100 në karrierë pas suksesit në turneun e Dubait, 6 600 ditë pas titullit të tij të parë, që e ka fituar në Milano në vitin 2001.
Tenisti zviceran, tashmë 37-vjeçar dhe fitues i 20 titujve Grand Slam, mundi grekun Stefanos Tsitsipas 6-4, 6-4 për të rrumbullakosur numrin e trofeve të fituar në një karrierë të jashtëzakonshme.
Federer është tenisti i dytë pas amerikanit Jimmy Connors që arrin 100 tituj në karrierë. Connors ka fituar 109 tituj.
Top Channel