Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se ndoshta ka ardhur momenti që të ndërhyjë Presidenti i Republikës për të zgjidhur ngërçin politik ku është përfshirë vendi ynë pas protestave dhe lënies së mandateve nga ana e opozitës.
“Unë mendoj që Meta ka kapital dhe do të ishte diçka ideale që Shqipëria ta zgjidhte vetë këtë ngërç, që të dilte nga harta e vendeve që thërrasin ndërkombëtarët. Presidenti mund ta luajë këtë rol. Ndoshta dekurajohet se mos nuk e dëgjon opozita, ndoshta do që kriza të ecë pak më shumë përpara se të ndërhyjë”, deklaroi Nazarko.
Në lidhje me koston e krizës politike, Nazarko u shpreh: “Çelja e negociatave vihet në diskutim tashmë. Edhe sikur të ishte vendosur për çeljen e tyre më parë, pas pamjeve të ditëve të fundit do të bëhej e pamundur të hapeshin negociatat”.
Top Channel