Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të shpërthimit të mbrëmjes së të enjtes në rrugën “Mihal Popi”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, që për fat të mirë u shoqërua vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar në njerëz.

58-vjeçari A.B., banues në Tiranë, është shpallur tashmë në kërkim nga shërbimet policore të Komisariatit Nr. 2, i cili pritet të përballet me akuzën e “shkatërrimit të pronës me eksploziv”.

Shpërthimi ndodhi mbrëmë rreth orës 21:10, në katin e dytë të një pallati. Lënda plasëse ishte vendosur te dera e jashtme e apartamentit në pronësi të Vasillaq Stavrit nga Gjirokastra.

Dyshimet ishin që shpërthimi të ishte kryer me telekomandë, ndërsa autori shfrytëzoi errësirën për t’u larguar nga zona, por nuk i ka shpëtuar identifikimit nga ana e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA