Union Bank vazhdon të rritet me hapa të shpejtë dhe të sigurtë. Gjatë vitit 2018, Union Bank rriti investimet dhe fitimin e saj në nivele shumë të mira. Brenda vitit, Banka arritit të kalojë vlerën e 50 miliardë Lekëve në aktivet e saj, duke realizuar me sukses një objektiv të rëndësishëm afatgjatë.
Suksesi i Bankës ishte i veçantë edhe në aspektin e kredidhënies. Union Bank rriti dukshëm nivelin e kreditimit, në një kohë kur sistemi bankar në vend pësoi rënie të përgjithshme të tij.
Një tjetër arritje e vitit që kaloi ishte edhe nënshkrimi i një kredie prej 6 milion Euro me BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Kjo kredi ka filluar të ofrohet ndërkohë për individë që investojnë në projekte me ndikim pozitiv në mjedis, si për shembull për rinovimin e banesave me synim përmirësimin e përdorimit të energjisë.
Performanca shumë e mirë e Bankës në 2018-n është premisë shumë pozitive edhe për vitin 2019, gjatë të cilit Union Bank do të vazhdojë të rritet e të zgjerojë aktivitetin në vend, për të qenë më pranë klientëve të saj dhe për t’iu shërbyer atyre edhe më mirë.
Top Channel