Erkand Qerimaj është kampion kombëtar në Kampionatin e Peshëngritjes për të rritur, të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Kampionati i këtij viti prodhoi emocione dhe një garë të fortë mes dy prej peshngritësve më të mirë të viteve të fundit, ku Qerimaj u përball me kampionin e Europës në fuqi, Briken Çaljen. Ky i fundit, për herë të parë në këtë peshë, edhe pse arriti të thyejë disa rekorde kombëtare duke ngritur 150, 155 dhe 157 kg në stilin e shkëputjes; dhe 181, 186 në stilin e shtytjes, u rendit i dyti. Në këtë stil ai humbi mundësinë për të ngritur 190 kg.

Në një formë shumë të mirë dhe si për të treguar zotësinë e kësaj peshe u pararaqit Erkand Qerimaj. Ai ngriti 152 dhe 155 kg në stilin e shkëputjes, ndërkohë që dështoi për të ngritur 158 kg. Ndërkohë në shtytje, me 182, 189 dhe 193 kg, peshngritësi nga Shkodra vendosi rekordin kombëtar të stilit, por edhe në dygarësh me 348 kg.

Kjo i dha mundësinë atij të shpallej edhe sportisti më i mirë i kampionatit. Të dy peshëngritësit e kësaj peshes, Çalja dhe Qerimaj thyen nga 4 rekorde secili.

Ky kampionat kombëtar ishte shumë i rëndësishëm në prag të kampionatit europian që do të zhvillojë Kombëtarja jonë e peshngritjes në Gjeorgji, në fillim të prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA