Në tapetin e kuq të edicionit të fundit të çmimeve “Grammy Awards, pak javë më parë, mes yjeve ndërkombëtare të muzikës ishte edhe përfaqësuesja e bukurisë italiane.

Valentina Bissoli, 26 vjeç nga Verona. është kthyer në një nga modelet më të kërkuara. Prej kohësh protagoniste e fushatave apo shërbimeve fotografike për revista të ndryshme, tani ajo ëndërron të ngjitë shkallët e karrierës.

Në një botë si ajo e modës, ku ku bukuritë janë nga më të ndryshmet, Valentina Bissoli qëndron për diversitetin e saj. Brune, trup me “kthesa” diellore, ajo sot mishëron idealin e bukurisë mesdhetare, aq shumë sa që shumë e kanë krahasuar me Monica Belluccin, përfaqësimi më i lartë në botë i kësaj industrie.

Pas një serie të gjatë të fushatave reklamuese dhe shërbimeve në revista, Bissoli është bërë e njohur në një kontekst të ndryshëm nga ai i zakonshëm, si ai i “Grammy Awards”.

FOTO GALERI
3/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA