Një 23-vjeçar i akuzuar për vrasje dhe i dënuar me burg nga drejtësia britanike, është arrestuar nga efektivët e policisë së Durrësit, në bashkëpunim me zyrën e Interpol Tiranës.

Ndaj shtetasit E. S., lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj të Shijakut, ka pasur një urdhërarresti ndërkombëtar prej datës 5 janar të vitit të kaluar, pasi Gjykata e Magjistratëve e Westminsterit në Mbretërinë e Bashkuar kishte vendosur masën e sigurimit personal “arrest me burg”.

Pas përfundimit me sukses të operacionit të koduar “Eagle”, për lokalizimin dhe arrestimin e përkohshëm të tij, tashmë kanë hyrë në veprim Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë, që do të kryejnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e të ndaluarit drejt Britanisë së Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA