Këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të promovuar videoklipin e saj të ri “Askush si na”.

Titulli mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por Gjyste i shuajti të gjitha dyshimet duke treguar se në fakt kjo këngë u dedikohet të gjitha femrave dhe fuqisë së tyre, pavarësisht moshës.

Ashtu sikurse në çdo klip apo dalje televizive, edhe këtë herë këngëtarja u shfaq në top formë, edhe pse në fakt pranoi që i ka shtuar disa kile më shumë.

Ajo tregoi se momentalisht peshon 72 kilogramë, peshë kjo e marrë nga mungesa e ushtrimeve fizike si edhe pamundësia për t’u rezistuar pastave, ushqimit të saj të preferuar. Megjithatë, këngëtarja 41-vjeçare theksoi se ka nisur dietën, pasi dëshiron t’i heqë disa kile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA