Ka përfunduar në barazim 0-0 derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani.

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll me rrjeta të paprekura nën sytë e mijëra tifozëve që elekstgrizuan stadiumin Selman Stërmasi dhe krijuan një atmosferë vërtet emocionuese. Përballja kishte një ritëm të kënaqshëm por gjithsesi nuk përligji vëmendjen e madhe dhe pavarësisht shtesës së gjatë, nuk prodhoi asnjë gol.

Tirana e kërkoi me ngulm golin që në startin e sfidës por neglizhenca në pasimin final, dhe disa herë ndërhyrjet e portierit Hoxha nuk lejuan prishjen e ekuilibrave. Në një rast mbrojtësi ekstrem i Partizanit tejkaloi veten në goditjen e sulmuesit Majkëll Ngo. Në fraksionin e dytë protestat e Tiranës dhe ndërhyrjet e ashpra të të kuqve e ngritën disi temperaturën që kulmoi me ndërprerjen e sfidës pas hedhjes së flakadanëve.

Tapeti i blertë u kthye pas një ore lojë në arenën e një fushëbeteje me tymyese dhe sende të forta që ndalën topin pak minuta. Ankthit të tifozëve iu shtua dhe një dëmtim i Idrizajt dhe vonesa e ambulancës që u duk se nuk do të linte fushën kurrë.

Partizani provoi të finalizonte shanset e tij në portën e Tiranës, në fillim me kaosin që për pak solli autogolin e Turtullit e më pas me Telushin.

Ky i fundit goditi shtyllën, por nuk mundi t’i japë avantazhin Demave të Kuq. Barazimi nuk e ndryshoi rrjedhën finale as pas 7 minutave shtesë me Partizanin që gëzon kryesimin tashmë me 9 pikë mbi Kukësin.

Ndërkohë Tirana që nuk fiton një derbi në kampionatin shqiptar që nga 7 shkurti i 2014, do të duhet ende të presë.

Top Channel