Karkalecat e detit janë ndër ushqimet më të preferuara për personat që i pëlqejnë ushqimet e detit. Të pasur në proteina, vitaminë D, B3, zink, omega 3 ato mund të konsumohen të gjallë apo të gatuar në mënyra të ndryshme.

Ne ju sugjerojmë 6 receta me karkalec, duke filluar nga ato krudo të marinuar me limon e vaj ulliri, karkaleca të pjekur në kripë, pasta në karkalec, friturë, me perime etj..

Jodi që gjendet tek karkalecat e detit ndihmon funksionimin normal të gjëndrave të tiroides që kontrollojnë ritmet e metabolizmit në trup. Mungesa e jodit e çorienton aktivitetin e tiroides që më pas çon në shtimin në peshë. Karkalecat janë një burim unik antioksidantësh dhe substancash anti-inflamatore. Antioksidantë si astaksanthina ndihmojnë sistemin nervor dhe muskujt.

Karkaleci i detit është gjithashtu i pasur me selenium, mungesa e së cilës është një faktor rreziku që shkakton sëmundje të shumta zemre, diabet të tipit 2, kompromenton aftësitë mendore dhe shkakton depresion. Nëse jeni të rrezikuar nga këto simptoma dhe sëmundje, atëherë karkaleci i detit duhet të jetë pjesë e dietës suaj.

 

Top Channel