Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Janë dashur vetëm pak orë ndërmjet mbrëmjes së vonë të së mërkurës dhe paradites së të enjtes, që policia të zbulojë “misterin” e vdekjes së një të moshuari 69-vjeçar, i dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës nga i nipi i tij 17-vjeçar, me pretendimin se u gjet i gjakosur prej tij.
Vangjel Kapllani ka vrarë Vangjel Kapllanin për parà. Nipi pra me të njëjtin emër si gjyshi i tij është zbuluar nga ekspertiza mjekoligjore se është pikërisht ai vrasësi, teksa e ka qëlluar atë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.
Vlorë, nipi vret gjyshin për shkaqe ende të paqarta
Nipi 17-vjeçar përballet tashmë me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndërkohë, në kokën e viktimës është gjetur edhe predha e qitur nga arma e zjarrit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit.
Policia, përveçse ka sekuestruar armën e krimit të tipit pistoletë, që autori i ngjarjes e kishte hedhur në një pusetë pranë banesës, me qëllim fshehjen e gjurmëve, ka ndaluar edhe 3 shtetas të tjerë, që dyshohen se i kanë shitur atij armën e krimit.
Në pranga ranë 17-vjeçari L.M.m 16-vjeçari F.Xh. dhe 28-vjeçari M.A., mbi të cilët rëndon vepra penale e “mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve”.
Në lagjen e tyre, fqinjët tregojnë se Vangjeli e kishte rritur nipin që në moshën trevjeçare dhe se nuk kishin parë konflikte mes tyre.
Top Channel