Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës planifikojnë braktisjen e të gjitha institucioneve vendase ku punojnë e për këtë kanë kërkuar mbështetjen e Aleksandar Vuçiçit.

Kërkesën e tyre, kreu i shtetit serb e konfirmoi gjatë një konference për shtyp pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe jugut të Kosovës.

Duke dhënë detaje mbi pretendimet e 150 përfaqësuesve në takim, Vuçiç, i cituar nga Radio Europa e Lirë, foli për braktisje të parlamentit dhe të gjitha institucioneve lokale ku serbët janë zgjedhur në bazë të ligjeve të Kosovës, braktisje të policisë rajonale në veri, prokurorisë dhe të gjithë sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Megjithatë, siç pohoi edhe vetë, i është lutur grupit të përfaqësuesve të bëjnë durim edhe për 45 ditë, deri në takimin e tij të planifikuar me presidentin e Kinës Xi Jinping, në fund të prillit në Pekin, në kuadër të samitit “Rruga e Mëndafshit”.

Xi bën thirrje për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Europës, e Vuçiç thotë se deri atëherë për rrethanat e reja, do të diskutojë edhe me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

Ndërkohë, sërish u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në Ushtrinë e saj, e cila sipas presidentit të Serbisë, shërben vetëm për sulme ndaj serbëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA