Fansat e çiftit Lady Gaga dhe Bradley Cooper mund të ngazëllehen.

Pas marrjes së çmimit “Oscar” për “këngën më të mirë”, me “Shallow”, si dhe performancës së mrekullueshme të këngëtares me aktorin në ceremoninë e madhe, “Warner Bros” ka vendosur të rishpërndajë nëpër kinema një version të “A Star Is Born” me 12 minuta të patransmetuara më parë, brenda të cilave është edhe dueti i ri.

Për momentin, ky edicion special do të shpërndahet në SHBA, ndoshta për të vijuar më pas edhe në vendet e tjera të botës.

Nëse ata, që do të donin që çiftin ta shihnin të tillë edhe në jetën reale, do të mbeten të zhgënjyer; mund të ngushëllohen sidoqoftë me një jetësim të dashurisë në ekranin e madh.

Ky edicion i posaçëm i filmit mban edhe performanca më të gjata të këngëve “Black Eyes” dhe “Alibi”, si dhe një performancë “A Cappella” të Lady Gagës të “Shallow”. Por mund të shihet në film edhe çifti gjatë kompozimit të një kënge të re, “Clover”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA