Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur në Gjirin e Lalzit pasditen e të enjtes.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Rrotull Manzë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e njërit prej mjeteve. Bëhet fjalë për 31-vjeçaren Mirela Daci, e cila udhëtonte me të motrën dhe dy fëmijë, 7 dhe 9 vjeç.

Të tre pasagjerët që ndodheshin në makinën e viktimës janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA