Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se ideja e ndërrimit të kufijve në Ballkan është plan rus, duke bërë të ditur se Kushtetuta e Kosovës e sqaron qartë çështjen e territoreve.
Për vazhdimin e dialogut me Serbinë, Haradinaj theksoi se nuk duhet të lidhet me taksën pasi, sipas tij, janë krejtësisht çështje të ndryshme.
Kreu i ekzekutivit, komentoi edhe deklaratën e Presidentit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Haradinaj është i rrezikshëm për Kosovën, pasi po i injoron këshillat e partnerëve ndërkombëtarë për heqjen e taksës.
Megjithatë, Haradinaj është i vendosur për vënien e taksës për mallrat serbe dhe boshnjake, deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Ndërkaq, për mos pranimin në organizatën e Iterpol-it, kryeministri deklaroi se Kosova do të kandidoi përsëri.
Top Channel