Kisha qindravjeçare e Shën Premtes në Balldre të Lezhës, monument kulture i kategorisë së parë, u dëmtua edhe më shumë si pasojë e erërave të fuqishme që vijojnë ende në Lezhë.

Çatia dhe një pjesë e mureve të saj ranë, ndërsa kisha katolike apelon që të ndërhyhet sa më parë, pasi dëmet janë të mëdha.

Sipas specialistëve, afresku i “Darkës së fundit” rrezikon të shkatërrohet i pari, nëse nuk ndërhyhet për rregullimin e çatisë së kishës.

Deri më tani, kisha mesjetare është lënë në harresë dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA