Në njësinë Hajmel të Bashkisë së Vaut të Dejës, dëmet nga era e fuqishme ishin më të mëdha gjatë fundjavës.

Rrjeti elektrik në këtë zonë është jashtë funksionit, pasi shtyllat elektrike janë rrëzuar. Përveç errësirës, ku e kanë zhytur zonën, ato rrezikojnë edhe jetën e banorëve.

Bardhok Ndreka është një prej banorëve që ka humbur miliona lekë në një fundjavë.

Në të gjitha fshatrat e kësaj njësie ka dëmtime në banesa, magazina të ndërtuara me konstruksion llamarine, si dhe hangaret e rezervave ushqimore.

Bashkia e Vaut të Dejës deklaron se po vijon punën për inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga forca e pazakontë e erës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA