Gabimi shumë i madh i kryer në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Interit, duke akorduar një 11-metërsh në favor të skuadrës “viola”, do t’i kushtojë shtrenjtë arbitrit Rosario Abisso, që pezullohet për një muaj nga Serie A, e me shumë gjasa nuk do të arbitrojë më asnjë ndeshje të Interit deri në fund të sezonit.

Vendimi i marrë prej tij në minutat shtesë të sfidës, për të akorduar 11-metërshin në favor të skuadrës së Piolit, edhe pasi pa pamjet filmike të sistemin VAR, shkaktoi një tërbim të madh në radhët e Interit, që nëpërmjet Marottës foli për një dëm të pariparueshem.

Por, ky episod shkaktoi debate edhe në mesin e arbitrave, me Abisson që pati edhe një diskutim të gjatë më Nicola Rizzolin.

Abissos i duhet tashmë të qëndrojë pak kohë pushim, për të rifituar qetësinë e nevojshme, përpara se të kthehet në fushë, ndoshta më 31 mars ose 3 prill, ndërkohë që për të arbitruar ndeshjet e Interit do të duhet të presë sezonin tjetër.

Top Channel