Robinho Jr ‘djeg etapat’/ Nga golat në ekipet zinxhirë te debutimi në Serie A, në gjurmët e të atit(tani në burg) 18/10 15:05
Lazio dhe Milani u ndanë në barazim pa gola në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke shtyrë përcaktimin e finalistes për në sfidën e ardhshme në Milano.
Në “Olimpico” u luajt një sfidë mjaft interesante, ku veçanërisht bardhekaltrit e Simone Inzaghit kërkuan me ngulm një gol sot, por hasën në një formë të shkëlqyer të portierit Gigio Donnarumma.
Herë portieri 20-vjeçar i Milanit dhe herë fati jo në favor të bardhekaltërve, bënë që të mungonte goli në këtë sfidë, ndërsa ylli i momentit te Milani, Krzysztof Piatek, humbi mes fanellave të mbrojtjes laciale.
Top Channel