
Ëndrrat që u shuan… ekspozita me portretet e fëmijëve që humbën jetën gjatë tre viteve luftë në Ukrainë
24/02 22:34
“Enigma e Konostudios”, një dokumentar i mbështetur mbi librin ” Kinostudio Shqipëria e vjetër” me autor prof.doc Gëzim Qëndron shfaqet sot premierë në Kinema Millenium.
Dokumentari me skenar të Anisa Ymerit dhe fotografi të Denald Grepckës, analizon gjuhën arkitektonike të ndërtesës që prodhonte propagandën e Realizmit Socialist, e cila në mënyrë krejt paradoksale flet me gjuhën e ikonografisë së krishterë.
Dokumentari ashtu si dhe libri zbulon enigmën se, planimetria e ndërtesës tashmë historike të ish-Kinostudios “Shqipëria e re” ka formën e kryqit.
Top Channel