Emocione të forta për aktorët dhe publikun mbizotëruan të dielën në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Rreth 70 artistë sollën interpretime të ndryshme nga krijimtaria e muzikantit të madh, Agim Krajka.

Për rreth 2 orë, as mungesa e ngrohjes në teatër nuk e pengoi spektatorin që të mbushë sallën me duartrokitje.

Krajka erdhi me zërin e Rovena Dilos, Eneida Tarifës, Kamela Islamajt dhe Venera Lumanit, e me interpretimet e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili festoi 60-vjetorin e tij.

“Mjeshtri i Madh” Agim Krajka nuk i fshehu emocionet, ashtu sikurse nuk kurseu as kritikat ndaj artistëve të rinj.

“Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Kafe Flora burra plot” nuk munguan në sallën e mbushur plot për shfaqjen “Të gjithë e duan Krajkën”.

Top Channel