Foto ilustruese

Një nga tragetet e linjës Bari-Durrës ka pësuar defekt në det të hapur, ndërsa lundronte drejt Durrësit.

Mes udhëtarëve ka pasur frikë e ankth, por pas disa orësh ekuipazhi ka mundur të rikthejë në normalitet situatën e të rinisë lundrimin drejt Durrësit.

Rrymat e forta detare e kanë spostuar tragetin në drejtim të Brindizit gjatë kohës kur lundrimi u ndërpre. Për shkak të kësaj situate dhe forcës se detit trageti pritet të mbërrijë me vonesë në portin e Durrësit.

Kapiteni i këtij porti Tauland Allka shprehet se situata është nën kontroll dhe udhëtarët janë asistuar nga ekuipazhi me ushqim dhe akomodim për të shmangur pasigurinë dhe panikun gjatë orëve të natës kur u konstatua dhe punua per defektin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA