Parakalimi në Tapetin e Kuq, është edhe emblema e Çmimeve Oscars, që këtë vit zhvillon edicionin e 91-të të tij dhe për të tretin vit radhazi, vjen në Shqipëri nëpërmjet ekranit të Top Channel.
Totali i buxhetit për organizimin e ceremonisë, është rreth 42 milionë dollarë, ndërsa Tapeti i Kuq, i gjatë rreth 150 metra, kushton rreth 360 mijë dollarë.
Gjithashtu, vlen të përmendet se Dolby Theatre, në Hollywood, paguan rreth 2 milionë dollarë, për të pritur Çmimet Oscars. Edhe statuja Oscar, që jepet për fituesit, peshon diçka më pak se 4 kg, ndërsa kushton rreth 500 mijë dollarë.
Një tjetër detaj që duhet theksuar, është se ashtu si para 30 vitesh, më 1989-ën, edhe mbrëmjen e sotme nuk dihet se cili do të jetë prezantuesi, diçka që mbahet surprizë për spektatorët dhe telespektatorët.
Top Channel