Një sfidë e rëndësishme e Superligës shqiptare do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Kastrioti do të përballet me Laçin, me synimin për t’i dhënë vijimësi rezultateve të mira. Krutanët e kanë nisur në mënyrë perfekte gjysmën e dytë të kampionatit dhe të besuarit e trajnerit Devolli, besojnë gjithnjë e më shumë te mbijetesa.

Megjithatë, duke parë ritmin me të cilin po ecin Luftëtari e Tirana, krutanët e dinë mirë që ndaj Laçit duhet të marrin pikët maksimale, për të qëndruar ende në garën e ethshme të mbijetesës. Nga ana tjetër, Laçi synon një vend në Europë dhe ka mundësinë që të afrohet më shumë me Teutën e Kukësin, nëse ia del të marrë pikët e plota ndaj krutanëve.

Megjithatë, në të dy takimet verdiktin do ta japë fusha e lojës, ndërsa të gjithë të apasionuarit e kampionatit shqiptar, do të mund t’i ndjekin sfidat në ekranet e Supersport 3 dhe 4.

Top Channel