Paris Saint Germain me probleme para sfidës me Barcelonën, Nuno Mendes dëmtohet në sfidën me Strasbourg
Dy barazime radhazi, të dy pa gola të shënuar, kishin bërë që te Napoli të binin kambanat e alarmit, por skuadra e Ancelottit dha sot përgjigjen e duhur në fushë.
Në sfidën përballë Parmës në transfertë, napolitanët arritën të fitojnë me rezultatin e thellë 0-4, duke u “mbyllur gojën” kritikave.
Elseid Hysaj, që luajti 90 minuta në këtë sfidë, dha një asist të bukur për Zielinskin në minutën e 19′, të cilin ky i fundit e shndërroi në gol.
Më pas ishte radha e qendërsulmuesit polak, Arkadiuz Milik, që të shënonte dy herë në portën e portierit Luiggi Sepe dhe në fund Ounas vulosi triumfin 0-4.
Me këtë fitore Napoli shkoi në kuotën e 56 pikëve, 13 më pak se Juventusi, por 10 më tepër se Interi, që do të luajë sonte në transfertë me Fiorentinën.
Top Channel