Kryeministri i Kosovës po përballet me presione të shumta, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare për shkak të taksës 100% të vendosur produkteve serbe.
Por nga partia e tij thonë se Ramush Haradinajt nuk i është kërkuar të japë dorëheqjen. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha per Ekonomia Online se qeveria mund te rrezohet nga 61 vota me anë të mocionit në Kuvend, por kjo, nëse do të arrijnë të sigurohen aq.
Nuk është bërë nga askush kërkese për dorëheqje, citohet të ketë thënë Isufi; por ditën që do të grumbullojnë 61 votat, mund ta kërkojnë mocionin e mosbesimit për Qeverinë dhe normalisht që kur i kanë votat, nuk na pyesin neve, kalojnë në veprim, ka shtuar ai.
Sipas numrit dy të AAK-së, koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe përplasjet e deklaratave te partnereve, ai i konsideron normale në një qeveri që drejtohet nga disa parti te ndryshme. Ne fakt, zyrtarisht nuk pranohet se koalicioni është i paqëndrueshëm, por është bërë tashme se brenda tij ka dy qëndrime lidhet me taksën e shumëdiskutuar, duke bërë që të shtohen zërat mbi mundësinë e krijimit të një qeverie me baze të gjerë, ku të përfshihej dhe partia me e madhe e opozitës, LDK.
Top Channel