Pas 3 barazimeve radhazi, Borussia e Dortmundit u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-2 skuadrën e Bayer Leverkusenit.

Zagadou, Sancho dhe Gotze shënuan për verdhezinjtë, ndërsa “Aspirinat” u kundërpërgjigjën me Volland dhe tah, por pa arritur të marrin qoftë edhe një pikë nga kjo transfertë.

me këtë fitore, Borussia e Dortmundit mbetet e vetme në vendin e parë, me 54 pikë, 3 më tepër se Bayern Munchen.

Sfida tjetër e të dielës në Bundesligë, ishte ajo mes Hannoverit dhe Eintracht Frankfurtit, që u fitua nga miqtë me rezultatin e pastër 0-3.

Top Channel