Pasagjeret që udhëtonin me avionin e “Blu Panorama” nga Rinasi për në Ankona kanë përjetuar momente paniku dhe tmerri.

Situata e pasigurisë në avion u krijua pasi në kabinën e pilotit u konstatua tym gjatë kohës që kishte nisur fluturimi.

Pas defektit avioni është kthyer sërish në aeroportin e Rinasit dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania apo autoritetet aero-portuale se çfar ka ndodhur.

Ekspertet po kontrollojnë gjendjen e avionit për të zbardhur shkaqet e defektit që mund të kishte pasur pasoja të renda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA