Paris Saint Germain me probleme para sfidës me Barcelonën, Nuno Mendes dëmtohet në sfidën me Strasbourg 18/10 15:51
Fernando Torres po vazhdon karrierën e tij në Japoni me Sagan Tosun.
Në humbjen e skuadrës së tij me rezultatin e thellë 4-0, “El Nino” pati një moment ku humbi krejtësisht kontrollin.
Sulmuesi spanjoll, ish-lojtar i Atletico Madrid, Liverpool, Milan dhe Chelsea, pati një përplasje me mbrojtësin kundërshtar në mesfushë dhe fakti që arbitri e konsideroi faull të Torresit, bëri që spanjolli t’i vërsulej gjyqtarit.
Torres nuk mbahej mend në këtë gjendje që kur u zu me Neymar në një ndeshje Atletico-Barça.
Top Channel