Pas ditëve të ngrohta dhe me diell, Tirana dhe Durrësi u përfshinë nga reshjet e dëborës.

Temperaturat janë ulur në kryeqytet gjë që ka sjellë edhe dëborën. Po ashtu edhe qyteti bregdetar i Durrësit është zgjuar me reshje bore këtë mëngjes.

Ulja e temperaturave gjatë natës ka sjellë dhe borën e parë për këtë dimër në këtë qytet.

Meteorogët paralajmëruan një ditë më parë se në fundjavë pritej një ulje e ndjeshme e temperaturave, ku në disa zona parashikohen edhe reshje dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të pësojnë rënie. Më konkretisht, ato pritet të arrijnë: në bregdet: 0 / 9 °C; në vendet e ulëta: -1 / 7 °C; në vendet malore: -8 / 2 °C.

Ulja do të vijojë deri ditën e hënë, ku pritet rritje e temperaturave, sidomos në mesditë, deri 14 gradë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA