Skënderbeu-Tirana do të hapë javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një përballje që klasifikohej në klasiket e viteve të fundit, por që ka humbur shumë në shkëlqimin e saj në këtë pragasfide, nisur nga pozicionet dhe gjendja aktuale që kalojnë të dyja ekipet.

Skënderbeu ndërpreu serinë e 7 humbjeve radhazi me fitoren ndaj Laçit, por u mund sërish në Vlorë fundjavën e shkuar, duke rikthyer hijen e krizës tek ekipi që ka dominuar 8 vitet e fundit në futbollin shqiptar. Gjithsesi, ndeshja me Tiranën duket se do të jetë një tjetër histori.

Ndërkohë, Tirana udhëton drejt Korçës pas një barazimi të vuajtur me Luftëtarin në fundjavën e shkuar, gjithsesi nuk i prishi rrjedhën e rezultateve pozitive që kanë filluar këtë vit 2019.

Kjo javë e 23-të do të ndahet në tre ditë, ku ditën e premte luhet vetëm Skënderbeu-Tirana, për t’i lënë radhën ditën e shtunë Luftëtari-Teutës dhe Partizani-Flamurtarit.

Ndërkohë që ditën e diel luhen sfidat e mbijetesës, ku Kukësi do të presë Kamzën dhe Kastiroti, Laçin.

Top Channel