Në mbledhjen e së premtes Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shqyrtuar edhe kërkesën e PD-LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Mësohet se anëtarët e KLP janë shprehur se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre dhe se ka natyrë administrativë.
“Kërkesa e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores është jashtë kompetencave tona, sepse ka natyrë administrative”- kanë thënë anëtarët e KLP, të cilët deleguan kryetarin Gent Ibrahimi që t’u kthejë përgjigje dy grupeve Parlamentare.
Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut erdhi nga opozita pasi sipas tyre, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.
Top Channel