Ulja e turbuluncesës politike në Tiranë shkaktuar nga opozita, e riktheu kryeministrin Edi Rama tek Pakti për Universitetin, por në krah të aksit nacional pranë parkut nacional në Virua rrugës për në universitetin e Gjirokastrës u ndesh me një mini protest të mbështetësve të PD-s.

Kryeministri nga universiteti “Eqerem Cabej” u angazhua për programin kombëtar të rilindjes së universitetit.

“Në vjeshtë hapim ofertrat, pjesa e dytë e mandatit hapin kantieret në të gjitha universitetet e Shqipërisë”, tha Rama.

Rama u kërkoi studentëve të denoncojnë ata që i quajti pedagogë sharlatanë që kanë tituj me plagjaturë.

“Asnjë univeritet se ka nisur procesin e kontrollit. E bëjnë universitetet jo qeveria”, shtoi ai.

Nuk mungoi debate mes kryeministrit dhe studentëve.

Kryeministri nuk u pajtua me konstatimin e studentes për emigracion masiv drejt Gjermanisë.

“Është e pavërtetë është një legjendë. Në system kemi 13.000 infermierë dhe mbi 4000 në listë pritje” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA