Bashkia Tiranë investon në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në tre lagje të kryeqytetit

22/02/2019 09:50

Një investim i ri në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm po merr jetë në zonën ndërmjet rrugës “Viktor Eftemiu” dhe “Preng Bibë Doda”. Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit.

Një sinjalizim nga ana e banorëve në numrin pa pagesë 08004488, bëri të mundur dhe eliminimin defektit. Në Blv. “Zhan D’Ark” dhe tek “Liqeni i Thatë” punonjësit e UKT u kujdesën që mëngjesi ta gjejë rrugën të sistemuar dhe komuniteti në këto dy zona të ketë furnizim normal të ujit të pijshëm.

Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA