Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më Jennifer Lopez dhe partneri i saj kanë mbajtur një regjim ushqimor, 10 ditë pa karbohidrate dhe pa sheqerna. Kësaj sfide i janë bashkuar edhe shumë persona në botë por edhe në vendin tonë.
Por sfida e tyre është konsideruar e rrezikshme nga dietologët pasi trupi i njeriut ka nevojë për karbohidrate, por ato nuk duhet të merren me tepri.
Ylli i popit, dhe i dashuri i saj, ushtrohen vazhdimisht në palestër dhe sfida e tyre për një trup të tonifikuar është e kuptueshme por sipas dietologëve e gabuar sepse trupi i njeriut djeg karbohidratet për të prodhuar “karburant” që përkthehet në energji për trurin, zemrën dhe shumë organe të tjera. Kur ka mungesë sheqernash, organizmi fillon dhe djeg yndyrë dhe kalon në një fazë që quhet ketozë, ne ndihemi më pak të uritur, megjithatë rrezikohemi nga sëmundje të ndryshme të veshkave, probleme me kolesterolin, kockat, mëlçinë etj.
Po cili është mendimi i nutricionistes Viktoria Naço për këtë regjim ushqimor, ndiqni klipin.
Top Channel