Të enjten e 21 shkurtit, Bashkia e Kamzës ishte e boshatisur nga punonjësit. Në orarin zyrtar të punës, pothuajse asnjë prej qytetarëve nuk arriti dot të merrte shërbim.

“Këtu janë zyra e Gjendjes Civile, sportelet bosh, bosh…bosh! Zyrat martesore, bosh; tatimtaksat, bosh; kadastra, financa, urbanistika, shërbimet…të gjitha bosh”.

Përgjigjen se ku ishin punonjësit e Bashkisë së Kamzës e japin qytetarët.

Për çfarë kishit ardhur sot këtu te bashkia?

– Për të kryer ndonjë punë, kështu me marrë ndonjë certifikatë

Nuk arritët dot ta merrnit?

– Pooo jo, nuk janë këtu, janë në protestë.

Bosh sot?

– S’ka pra, ku ta di unë, s’e di se pse.

“Për të paguar ujin, por s’kishte njeri. Asnjë, bosh, bosh”, tha një tjetër qytetar.

“Ku të kryejmë punë, këtu s’ka njeri”, tha një tjetër, i cili teksa u pyet se përse kishte ardhur, tha: Për të vulosur taksën e bashkisë që e derdha në bankë.

Mbaruat punë? S’ka asnjë këtu, asnjë?

– Asnjë! Hajd se vij një ditë tjetër, se e di që janë atje. Më ka rënë mendja prapa, s’ka gjë se vetëm me një fjalë…si të të them unë ty: Ishalla hiqet ai dhe vihet një tjetër…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA