Në një qytet të famshëm për “foie gras” dhe “filet mignon”, disa nga shefat më të mëdhenj të kuzhinave u mblodhën për të shpalosur “anën e gjelbër” të gastronomisë, në të mirë të planetit, por edhe organizmit njerëzor.
Kjo, ndoshta mund të nënkuptojë këmbimin e biftekut me bizele apo qiqra, tasqebabit me qullin, por gjithnjë e më shumë njohës të ushqimit po i bashkohen shkëncëtarëve që luftojnë për klimën, në thirrjet për ndryshime drastike në mënyrën sesi ushqehemi.
E për më shumë ndërgjegjësim, kuzhinieri francez me yje “Michelin”, Gregory Marchand ka përveshur mëngët.
“Menyja është krijuar me përbërës që ruajnë balancat ekologjike dhe që përbëhen nga burime proteinash, që mbajnë ushqyes të mirë dhe që mund të rriten edhe në zona të prekura nga thatësirat”, tha Gregory Marchand, shef francez.
Në vendet e zhvilluara, njerëzit konsumojnë aktualisht 8 herë më shumë nga sasia javore e rekomanduar e mishit të kuq. Shkencëtarët, që kanë paralajmëruar për pasoja katastrofike mbi planetin për shkak të mbikonsumit, rekomandojnë vetëm 7 gramë mishi të kuq në ditë. Po ashtu, ata sugjerojnë kufizimin e produkteve të bylmetit dhe vetëm dy vezë në javë për person.
Top Channel