Paradoksi Josep Martinez; jep siguri, por Interi në verë do të blejë një portier të ri…
Sulmuesi kosovar Labinot Kabashi ka rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën me Barcelonën, teksa aktivizohet me të rinjtë e “La Masia”-s.
Prej shumë vitesh, talenti kosovar i lindur në Finlandë ka ëndërruar të ishte pjesë e skuadrës së madhe katalanase.
Rreth 10 vite më parë, Kabashi u bashkua me radhët e “Masia”-s, shkollës së famshme të futbollit të Barcelonës, pas një ekperience të mëparshme me Gimnastic apo Manresan.
Në moshën 16-vjeçare debutoi me të rinjtë e Barcelonës, e është grumbulluar edhe nga ekipet e moshave të Kombëtares së Kosovës.
Në hapat e tij të parë me fanellën e Barçës, ai shfaqej në fushat e Kosovës duke u shoqëruar nga i ati i tij, i cili mbetet pjesë e pandashme e karrierës së të birit, edhe pse nuk ishte dakord që në fillim për kalimin e tij te “Masia”.
Ndërkohë, aktualisht Kabashi ka rinovuar kontratën edhe për 2 vite të tjera, siç njofton faqja zyrtare e klubit të Barcelonës, me një klauzolë prej 40 milionë eurosh për shitje, ndërkohë që kjo klauzolë shkon deri në 100 milionë euro, në rast të aktivizimit të 19-vjeçarit edhe tek ekipi i parë.

Top Channel