Devijohet trafiku në Tepelenë, shkak punimet për bypass-in e jugut
19/02/2019 11:44
Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë do të zhvendoset në Tepelenë.
Shkak janë bërë punimet qe po zhvillohen për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.
Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.
ARRSH paralajmëron se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!
Top Channel