Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas një interviste televizive të dielën, ku aludohej se zyrtarët kishin zhvilluar bisedime për shkarkimin e tij.

Në një postim në Twitter, Trump foli për sjellje të paligjshme e tradhti, si dhe një përpjekje për “grusht shteti”.

Në intervistë, ish-shefi i FBI-së Andreë McCabe tha se ishin zhvilluar bisedime në vitin 2017 për të evokuar një klauzolë, që mund të shkarkojë një president që konsiderohet i papërshtatshëm për detyrën.

Sipas McCabe, zv.prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein kishte biseduar me një numër zyrtarësh mbi nevojën për evokimin e klauzolës, amendamentit të 25-të të Kushtetutës amerikane.

Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit ka premtuar se do të hetojë pretendimet. Lindsay Graham tha se pretendimet ishin në të vërtetë një grusht burokratik i mbetur në tentativë.

Në një seri postimesh në Twitter, mëngjesin e së hënës, Trump dënoi gënjeshtrat e McCabe. Ai, sipas Trumpiy u shkarkua se gënjeu dhe tani vazhdon në të njëjtën rrugë.

“Ai dhe Rod Rosenstein duket se po planifikonin një veprim të paligjshëm, por u kapën”, shkruan Trump, duke shtuar se duhen dhënë shumë shpjegime për njerëzit që votuan një president që e pëlqenin dhe që ka bërë punë të shkëlqyer për ta. “Ky ishte një akt tradhtie”, thotë Trump.

Top Channel