Studiuesit besojnë se e kanë identifikuar arsyen kryesore të rritjes së ndjeshme të numrit të njerëzve që besojnë se Toka është e rrafshët. E ajo, sipas tyre, është Youtube
Nga të gjithë njerëzit e intervistuar, vetëm njëri nuk e kishte parë vetë faqen e shndërruar në një industri miliarda euroeshe; Të gjithë të tjerët pohojnë se ndryshuan mendje për formën e planetit pasi panë videot promovuese të teorive konspirative në youtube.
Dyshimet e studiuesve u shtuan pas pjesëmarrjes në grumbullimet më të mëdha të përkrahësve të kësaj ideje, konferencës së tyre të përvitshme në Rayleigh të Karolinës së Veriut në 2017-tën dhe asaj në Denver të Kolorados vitin e kaluar.
Intervistat me 30 persona treguan së të gjithë ishin bindur nga youtube se Toka nuk eshte nje planet I rrumbullaket qe rrotullohet në hapësirë, por një disk i sheshtë, i cili bën pak a shume të njëjtën gjë.
Nga këta 30 personat që rrëzojnë 2500 vjet shkencë, vetëm njeri tha se e kishte dëgjuar teorinë, dhe ajo vete e kishte pare po në youtube.
Të tjerët të gjithë ishin bindur nga faqja e famshme, videoja me e popullore e se cilës mbi këtë teme, “200 prova se Toka nuk është një top që rrotullohet”, ofron sipas tyre argumente bindëse, ndërsa të apasionuarit pas kësaj teorie shtrojnë pyetje si “Ku është harku”, dhe “Përse horizonti është gjithmonë në nivelin e syrit?”.
Top Channel