Fotoja e kryeministrit Edi Rama, i bërë i gjithi me bojë, është renditur te fotot e javës së agjencisë prestigjoze të lajmeve “Reuters”.

Në këtë kolazh fotosh të “Reuters” janë në total 25 foto, por ajo e kryeministrit shqiptar renditet e para.

Të enjten, gjatë seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka hodhi me anë të një shiringë bojë në drejtim të kryeministri Edi Rama.

Sado që u përpoq të mbrohej, Rama nuk i shpëtoi dot spërkatjes. Sipas Palokës, kjo ishte një kundërpërgjigje e tij ndaj ofendimeve të kryeministrit Rama.

Ky i fundit e ka quajtur Palokën “mistër TH-ja”, duke e tallur para të gjithë gjatë një seance plenare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA