Burime pranë Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës, raportojnë se rreth 5000 persona janë nisur nga ky qytet në drejtim të tiranës, për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Dhjetëra autobusë janë vënë në dispozicion të protestuesve, por edhe qindra mjete private, për të mundësuar transportin e tyre drejt kryeqytetit.

Megjithatë në dalje të qytetit të Shkodrës, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe dhe po ushtron kontrolle të rrepta.

Verifikimi i personave që udhëtojnë drejt Tiranës, për të shmangur pjesëmarrjen e elementëve kriminalë në protestë, por edhe kontrolli për lëndë piroteknike të palejuara, kanë qenë në fokusin autoriteteve policore.

Edhe dega e partisë Demokratike të Beratit, ështyë ankuar se policia e shtetit po pengon udhëtimin e protestuesve drejt kryeqytetit, duke ushtruar kontrolle të shumta në autobusë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA