Ne rrjetet sociale ka pasur reagime te shumta për protestën e opozitës.

Presidenti Ilir Meta, bëri thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet, shprehet meta.

Ministri i brendshëm Sander Lleshaj, i bëri thirrje drejtueseve politikë që të distancohen nga dhuna ndaj institucioneve. Te njëjtën ftesë Lleshaj e ka bërë për qytetarët.

Kurse zëvendës kryeministri Erion Braçe ka cituar deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila dënon me forcë dhunën, ndërkohë të njëjtën deklaratë të bërë nga Ambsada e Shteteve të Bashkuara e është ripostuar nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Deputeti i partisë demokratike Ervin Salinjiani thotë se edhe vetë policët duan t`i bashkohen protestës së qytetarëve. Petrit Vasili i LSI thotë se në Facebook se protesta paqësore u provokua me qellim nga qeveria dhe policia. Provokimi i protestuesve dhe përdorimi i lëndëve helmuese ndaj protestuesve vepër e Edi Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA